Vila Alba

» Vila Alba – Boutique Hotel Tirana

Vila Alba – Boutique Hotel Tirana

Hotel Vila Alba është një hotel i stilit Butique me katër yje i vendosur në qendër të Tiranës vetëm disa minuta larg nga sheshi Skënderbej dhe shumica e institucioneve kulturore dhe publike si: Opera Kombëtare, Muzeu Historik, Bashkia e Tiranës, Parlamenti dhe një pjesë e Ministrive.
Zona e Bllokut është vetem 10 minuta në këmbë nga Hoteli.

Vila Alba ofron 24 dhoma per mysafiret në pesë kate të një ndërtese ku klasikja ndërthuret me modernen. Për të ftuarit tanë që udhëtojnë për biznes ne ofrojmë një gamë të plotë facilitetesh, duke përfshirë sallat e konferencës ,dreka/ darka private , katering, internet falas dhe parkim privat.

Çfarë na bën të vecantë është origjinaliteti dhe ngrohtësia e stilit Boutique e cila është e dallueshme si në ambjentet e brëndshme ashtu dhe ato të jashtme të hotelit, ideale për ata që kërkojnë të përjetojnë vecoritë e Tiranës së vjetër kombinuar me një standard të lartë të akomodimit.